E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drita misterioze nga qielli! Arianit Sllamniku: Çfarë fshihet pas zjarrit në Los Angeles

Teoritë konspirative rreth zjarreve në Los Anxhelos shpesh përfshijnë spekulime të ndryshme që nuk kanë bazë të fortë shkencore, por që përhapin frikë ose dyshime në lidhje me ngjarjet tragjike si zjarret e shumta në këtë zonë.

I ftuar në studion e “7pa5”, në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ishte studiuesi i konspiracioneve, Arianit Sllamniku. Arianiti mbrojti disa nga këto teori duke thënë s se zjarret janë vendosur qëllimisht.

“Po ndërlidhen pjesët e mozaikut që na jep një pamje të qartë, që për dikë mund të jetë e pabesueshme, por për ne është sipas planit. Kemi të bëjmë drejtëpërdrejtë me një agjendë. Pasi kjo nuk është një fatkeqësi natyrore. Edhe vetë shteti i Kalifornias i ka marrë hapat për të ardhur deri te kjo angari e madhe. Pasi janë 17 milion dollarë shkurtime nga buxheti i shtetit për çështjet e emergjencace.

Ka ndryshim te stafi i zjarrëfikësve, ku personat me përvojë shumëvjeçare dhe të trajnuar janë larguar nga detyra dhe janë krujuar vende për komunitetin LGBT. Dhe kreu i zjarrëfikësve të Kalifornias sot është një femër që më shumë merret me promovimin e gjinive të reja sesa me trajnimet e sigurisë.

Në anën tjetër kemi edhe tharjen e pishinave për çështje emergjente. Gjithë sistemi i furnizimit me ujë për fikjen e këtyre zjarreve nuk ka funksionuar. Ata e kanë patur të gjithë infrastrukturën për ta shuar, por nuk ka ndodhur.”, u shpreh ai.

Një nga teoritë që po çmend botën është se pse nuk digjen objektet në ngjyrë blu, të kaltër.

“Ne kemi patur një fatkeqësi në Hawai ku ishulli u dogj i tëri. Aktorët e famshëm që kanë patur banesat e tyre u është sugjeruar të ndryshojnë ngjyrën e mureve në të kaltër. Në Haëai vetëm shtëpitë me ngjyrë blu nuk janë pjekur nga zjarr. Janë deformuar nga temperatura e madhe, por nuk janë shkatërruar. Pasi enerjgia e armës nuk prek dhe nuk fokusohet në ngjyrën blu, devijon. Objektet e tjera i kap pa asnjë problem.”,  tha Arianit Sllamniku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›