E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti ikën nga salla: Gjyqtarëju po më zvarrisni gjyqin

TIRANE- Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit është shtyrë sërish. Pengesë për zhvillimin e seancës është bërë mungesa e avokatëve Pal Marku dhe Nuhi Koldashi.

Dritan Dajti është larguar sërish nga salla e gjyqit, duke zgjedhur të protestojë në këtë formë për mungesën e një avokati mbrojtës, edhe pse gjykata ka kërkuar që gjyqi të vijojë vetëm me të pandehurin.

Duke iu drejtuar trupit gjykues, Dajti tha se “gjyqi ndaj tij është zvarritur prej një viti prej gjykatës”, duke i bërë ata përgjegjës të shtyrjes së seancës.

Trupa gjyqësore caktoi 3 avokatë të radhës, me shpresën se ndonjëri prej tyre do të pranojë mbrojtjen e të pandehurit në seancën e ardhshme.

Që kur nga gjykimi i çështjes u largua avokati Asaf Hadëraj, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Në shumë raste, shumë nga avokatët e caktuar nga pesëshja gjykuese kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.

Ndërkaq gjykata ka caktuar dy avokatë të rinj për të mbrojtur Dajtin. Ata do të jenë Perlat Kocillari dhe Pjetër Deda.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të policisë në Durrës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›