E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti ndihmon familjet e varfra, u dhuron nga një gjel deti

Fier- Deputeti Dritan Prifti ka ndihmuar 40 familje në nevojë në fshatra të ndryshëm të Komunës Dremenas në Fier duke u dhuruar atyre nga një gjel deti me rastin e Vitit të Ri.

Familjet e përzhgjedhura nga komuna janë shprehur mjaft të kënaqur që edhe ata do të kenë mundësinë për të festuar festat e fundvitit.

Ish-ministri i Ekonomisë, që u bë pjesë e disa skandaleve korruptive, ndihmën më të madhe e ka dhënë për familjen më të varfër në këtë zonë, duke i dhuruar asaj një lopë.

Prifti ka përfituar duke u bërë thirrje të gjithë personave që janë në gjendje të mirë ekonomike të ndihmojnë personat në vështirësi financiare.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook  Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›