E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritani dhe Franceska bejne thashetheme per Gerten dhe vleresojne Genten

Ermali Grandiola dhe Erioni shkojne ne pishine dhe argetohen duke u lare ne pishine. Gerta dhe Graciano ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe Flasin per Dritanin dhe Francesken te cilet ndodhen ne oborr duke pire cigare. sot banoret debatuan gjate per dy paketa cigare te cilat dikush ia ka marre Franceskes. Kete gje e diskutojne edhe Dritani me Francesken te cilet komentojne sjelljen e Arbrit dhe Gertes gjate debateve per cigaret.

Arber pati nje debat me Ermalin i cili u tha banoreve se do te sillej shume ashper me ta nese duke u nisur nga sot ata do te preknin gjerat e tij dhe te Franceskes. Per kete ai debatoi bashke me Arbrin per nje kohe te gjate duke u share ofenduar e kercenuar njeri-tjetrin. Dritani shprehet se ai mendon se Arber ka marre cigaret pasi ai vete e ka provokuar dhe ka vertetuar nje gje te tille. Te dy gjykojne keq sjelljen e banorit qe mund te jete autori i marrjes se cigareve te Franceskes.

Gjate kesaj kohe qe banoret diskutonin per ceshtjen e cigare Gerta i pati thene Franceskes se Dritani po mundohej qe ta fuste ne sherr me banoret e tjere. Tashme te dy e komentojne kete gje dhe Franceska thote se ajo ka kuptuar se ka qene Gerta ajo qe ka tentuar qe ta fuse ne debate me banoret e tjere por qe nuk ia ka arritur dhe thote se nuk ka per te lejuar asnje njeri qe te beje nje gje te tille me te. Franceska thote se Gerta i ka thene se Dritani ka folur shume kunder saj dhe shprehet ajo priste qe une te vija e te zihesha me ty ndersa Dritani shfajesohet duke thene se ai nuk e njeh Francesken dhe nuk e ka share.

Me pas ata komentojne disa gjera qe jane thene gjate spektaklit ku ne klipin e dinamikave Dritani kishte thene Bravo i qofte Ermalit qe ka krijuar nje grup te mire me Francesken dhe Genten. Kete shprehje Franceska e kishte keqkuptuar duke kujtuar se ai e kishte fjalen per Gerten dhe jo per Genten. Ata te dy krahasojne Gerten me Genten dhe Franceska thote Geri me Genten nuk krahasohet edhe Dritani vlereson me shume Genten sesa Gerin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›