Dritëro Agolli: PS-LSI duhet të kenë kujdes nga partia-shtet
Shkrimtari i mdh Dritëro Agolli, është shprehur se dhe ai si shumë të tjerë ka qenë i mendimit se diferenca në këto zgjedhje do të ishte e vogël.
Unë i ndoqa zgjedhjet deri vonë natën, sepse edhe diskutimet ishin shumë. Prisja edhe ato pak gazeta që dilnin në orën 12:00, dhe mendoja pa u hapur kutitë, se do të kishte një diferencë të vogël. Nuk do të ishte një hapësirë kaq e madhe e ndryshimit. Megjithatë, siç thonë nga Kosova, “u ba”, domethënë fitoi e majta, por ma merr mendja që fitoi edhe e djathta. Fitoi e majta që të kryhet rotacioni, i thonë tani, ne dikur i thonim qarkullimi, por e njëjta gjë është. Po ta përsëris fjalën ‘qarkullimi’, kam frikë se do të thonë, ‘ky komunist’ dhe po e them ‘rotacion’… (shpjegon kuptimin e fjalëve). Por më ka bërë përshtypje një gjë, që këto zgjedhje ishin shumë të qeta dhe të kulturuara. Nuk kishte konflikte të mëdha. Nuk kishte një frikë si në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, frikë për të ruajtur që të mos vidheshin votat ose që të mos ndodhte ndonjë rrahje apo dhunë tjetër. Vetëm kjo ngjarja e Laçit, ishte një gjë që prishi atë atmosferë të asaj dite, aq më tepër që ai që u vra ishte një emigrant që erdhi për një gjë të mirë, për të votuar në vendin e tij. Por, nuk mori përmasa të tjera, që të ndodhte ndonjë akt i ngjashëm me këtë. Zgjedhjet kaluan mirë dhe unë e thashë që për të dyja palët është mirë dhe është pozitive, sepse do të nisë një frymë e re, ma merr mendja. Të majtët do të drejtojnë më mirë, se do të mësojnë nga të metat dhe arritjet e këtyre 8 vjetëve që e drejtoi koalicioni i djathtë, dhe do të ecin më përpara. Edhe nga të metat, edhe nga përparimet njeriu mëson, por të dy palët do të mësojnë. Kjo nuk është humbje. Është një rotacion , pohon Agolli.
Për sa i përket largimit të zotit Berisha Agolli komenton se : Populli, me votën e tij, tregon se duhet të drejtosh më mirë dhe fiton ai që e respekton demokracinë. Kështu që, duhen respektuar, si demokracia, si liria. Po i respektove, i nderove këto, atëherë fiton. Po i more nëpër këmbë, atëherë humb. Po të hedhësh flutura në livadh kur je kandidat për deputet dhe kur bëhesh deputet hedh miza kali, nuk është mirë. Ndaj njerëzit maten mirë kur vënë kandidaturën, por edhe partitë maten shumë, sepse nuk duhet që në fillim të hedhësh flutura të kaltra apo të kuqe apo ngjyra të tjera, – sepse fluturat janë shumëngjyrëshe, – dhe pastaj të hedhësh miza kali.
Agolli apelon për socilistët që . Partia Socialiste duhet të ruhet kur të marrë qeverinë, nga partia-shtet, sepse kjo është shumë e lehtë. Kalohet shumë kollaj. Të rrëmben ai entuziazmi i partisë që drejton dhe bëhesh parti-shtet. Ne e kishim partinë-shtet që e rrëzuam. Pse do të ngremë prapë disa parti-shtet?! Kjo është diçka që nuk funksionon mire.
Agolli shrehet se i ka uruar Metën dhe Ramën për fitoren.
Unë mendoj që Edi Rama si drejtues është i përkushtuar, është i zoti dhe i di problemet, dhe është njeri që lexon, jo vetëm libra zbavitës, por edhe libra të tjerë ekonomikë, të brendshëm e të huaj. Ai u provua edhe kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai bëri një punë të madhe . Ai Ii filloi ndryshimet. Edhe Ilir Meta është provuar tashmë që prej vitit 1992. Ai do të jetë kryetar i Kuvendit, dhe unë e vlerësoj si njeri të gjallë dhe të qetë atëherë kur duhet, shpreht Agolli teksa nënvizon se Rama është më i zoti në drejtimin administrative, sesa në drejtimin politik, partiak.
Për sa i përket sloganit Rilindje Agolli shprehet se është lindje e përsëritutur, madje edhe gazeta e PD-së, Rilindje e ka emrin.
Ai shpreht për GSH-në se ikja e Berishës ishte një akt pozitiv, por nënvizon se ai nuk duhet të bëhet si Ten Cia Pini, që ishte nënkryetarI i partisë, kryetar ishte një tjetër,por ai udhëzonte./A.XH