Drithërima dhe emocione, nata e dytë e Albania’s Got Talent mahnit jurinë dhe shqiptarët

Drithërima, emocione dhe shumë talent. Edhe nata e dytë e Albania’s Got Talent në Vizion Plus, ishte përtej pritshmërive të publikut sa i përket performancave të konkurentëve.
Lahuta, spektakël, muzikë dhe zëra të talentuar, kjo ishte ajo që prodhoi kjo e hënë talentesh në televizionin kombëtar Vizion Plus.
Nën moderimin e Isli Islamit dhe të një jurie me superemrat e artit dhe skenës shqiptare duke filluar nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledian Çelo dhe Kastro Zizo .
Një tjetër natë për të mos u harruar, e cila premton se e ardhmja do të vijojë të prodhojë të njëjtin spektakël në ekranin e Vizion Plus.
Për të gjithë ju që nuk patët mundësinë ta ndiqnit LIVE spektaklin e rekordeve, mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus, youtube, Facebook, Instagram dhe Tik-Tok.