Droga e bllokuar në Itali, reagon Policia e Shtetit: Nuk është trafikuar nga Shqipëria

Tiranë, 11 shtator NOA Policia e Shtetit ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë detaje për arrestimin e dy shqiptarëve për drogë nga policia italiane në Leçe, ndërsa ka mohuar faktin se droga është trafikuar nga Shqipëria.
Nga punonjësit e Guardia di Financa Leçe në lokalitetin Torre dellOrso, Melendugno, 20 km larg Leçes, në kuadër të aktiviteteve represive në fushën e lëndëve narkotike, është sekuestruar rreth 145 kilogram mariuanë.
Kjo sasi e lëndës narkotike është gjetur e fshehur në një pyll me pisha.
Gjatë operacionit janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptarë, përkatësisht, Fiodor Mezuraj, 30- vjeç, nga Vlora dhe Arjon Zholi, 23- vjeç, nga Tepelena të cilët akuzohen për mbajtje dhe trafik lëndësh narkotike bëri të ditur sot Policia e Shtetit.
As gjatë komunikimit zyrtar me autoritet policore të Guardia di Finazia, Leçe dhe as në "njoftimin për shtyp të bërë publik prej tyre nuk është konfirmuar fakti që sasia e lëndës narkotike të jetë trafikuar me gomone nga Shqipëria. Gjithashtu, autoritetet italiane nuk kanë sekuestruar ndonjë mjet lundrimi që mund të kishte shërbyer për trafikimin e lëndës narkotike të sekuestruar shtoi më tej dikasteri blu.
Policia e Shtetit ka deklaruar sot edhe për ngjarjen e datës 21 gusht të këtij viti, ku janë kapur rreth 250 kilogram lëndë narkotike e llojit mariuanë, nga autoritet italiane është konfirmuar zyrtarisht se gomonia e kapur në brigjet italiane është nisur në të njëjtën ditë nga Italia me destinacion bregun shqiptar ku ka marrë sasinë e lëndës narkotike dhe është kapur në kthim për në Itali.
Në të dy rastet, nga Policia Shqiptare kanë filluar verifikimet dhe po bashkëpunohet me autoritetet italiane për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") ciro - droga |11/09/2009 14:05:22 e sigurte qe droga ishte jona dhe na e zune se i percollavete djemte, por ctibesh fat, muuuuuuuutiiiiiii Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/7226-droga-e-bllokuar-ne-itali-reagon-policia-droga-nuk-eshte-trafikuar-nga-shqiperia';var JOSC_autopublish='1';