E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga goditen 3 organizata shqiptare

E enjte 6 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Nente qytetare shqiptare u prangosen ne Firenze te Italise gjate nje operacioni te policise.
Shqiptaret e prangosur u perkisnin tre organizatave te ndryshme kriminale dhe sillnin kokaine nga Hollanda ne drejtim te Firences dhe Bolonjas.
Arrestimet u bene ne qytetet e Genova Firenze dhe Copparo ku si rrjedhoje e tyre 11 persona te tjere te dyshuar u moren ne hetim ne gjendje te lire.
Sipas policise organizatat kishin krijuar nje rrjet per shperndarjen e droges mes te cileve perfshiheshin italiane dhe te huaj te cilet i kishin kliente te perhershem.
Sakaq mes ketyre klienteve ishin te perfshire nje dentist dhe nje biznesmen nga Fiorentina.
Gjate kapjes se tyre u be e mundur sekuestrimi i 10 kilogrameve kokaine 800 grame marijuane dhe 326 grame hashash.
Nderkaq krahas lendes narkotike te arrestuarve iu gjeten edhe 200 mije euro para te thata si dhe u sekuestruan 4 autovetura.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›