E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga me kuaj nga Lazaratiprangosen 7 persona

GJIROKASTER- Shtate persona u arrestuan nga policia e Vlores ne nje aksion antidroge. Te dyshuarit benin pjese ne nje skeme trafiku te mireorganizuar.
Gjate aksionit Sopoti te realizuar ne bashkepunim dhe me komisariatin e Gjirokastres jane vene ne pranga te dyshuarit qe transportonin lende narkotike nepermjet kuajve nga fshati Lazarat permes malit te Sopotit deri ne fshatin Kopacez ku me pas transportohej drejt Greqise.Aleks Nanaj 29 vjec nepermjet vellait te tij Andrea te dy mes te arrestuarve rekrutonin njerez kundrejt pagesash prej 50 mije lekesh per te transportuar kanabisin. Ne banesen e tij jane gjetur 253 kg kanabis.Te arrestuarit jane Aleks Nanaj 29 vjec Andrea Nanaj 27 vjec nga Saranda Gjergj Nanaj 45 vjec Maridon Dhuli 22 vjec Besnik Kasaj 25 vjec Afrim Kasaj 32 vjec Petrit Halimi 21 vjec dhe eshte shpallur ne kerkim Sobiel Dhuli 19 vjec. Krahas droges jane sekuestruar dhe tre automjete dhe nente aparate celular.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›