E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga po i’a ndanë prindërit

Këngëtarja, Kelly Osbourne është e përkushtuar të ti ndihmojë prindërit e saj për ti rregulluar problemet martesore për shkak që, ajo mendon se i ati i saj, Ozzy Osburne nuk do të mund të “mbijetonte” pa gruan e tij, Sharon.

Çifti janë të martuar për 30 vite radhazi dhe kanë tre fëmijë ,Kelly, Jack and Aimee.

Lidhja e tyre martesore ka pësuar krisje në momentin kur legjenda e rokut, Ozzy pranoi se ka filluar sërish ketë problem me drogën.

Krejt kjo e ka zemëruar të ëmën e Kelly-t dhe duket se tani martesa e tyre është në rrezik.

"Kelly është e vendosur ti ndihmojë atyre ta kthejnë martesën ne gjendjen e mëparshme për shkak që mendon si i ati i s’do të mund t’ia dilte pa Sharon. Me gjithë problemet që i ati ka me vartësinë ndaj drogës, ajo po brengoset se ndonjë ndarje eventuale do të mund ta shkatërronte atë”, i ka thënë një burim revistës britanike ‘Closer’.

Kelly, e cila po ashtu ka pasur probleme me vartësinë ndaj drogës, tani është duke bërë maksimumin që një problem i tillë ta mos lejojë që familja e saj të shkatërrohet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›