E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga, superoperacion ne Itali e Shqiperi

36 trafikante nderkombetare droge jane arrestuar mengjesin e sotem ne Itali, Shqiperi dhe Belgjike, ne kuader te nje operacioni te nisur nga Guardia di Finanza e qytetit te Leces ne vendin fqinj.

Sipas informacioneve te fundit, gjate operacionit jane sekuestruar nje ton e gjysme lende narkotike e tipit marijuane dhe 10 kilograme heroine.

Nderkohe, policia italiane e qytetit te Foxhias po zhvillon edhe nje operacion tjeter per arrestimin e 23 personave, anetare te nje rrjeti shperndaresish droge me degezime ne qytetet e Romes dhe Bolonjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›