Drogba, interesohet Reali

Spanjë, 3 Prill NOA – Didier Drogba mund të takohet sërish me Hose Murinjon. Sipas shtypit anglez, Real Madrid është shprehur i gatshëm për të siguruar shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.
Drogba gjithmonë ka qenë një ndër lojtarët më të preferuar të Murinjos dhe tani me ardhjen e Torres në radhët e Çelsit vendi i tij në formacion nuk është më i sigurt.
Për këtë arsye lojtari në fund të këtij sezoni mund të largohet dhe Reali i Madridit do të ishte një destinacion mëse i përkryer.
megjithatë për të siguruar lojtarin, Reali duhet të ofrojë një shifër prej 17-18 milionë euro në drejtim të londinezëve.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeReal Madrid, nëse Murinjo largohet gati BenitezReali konfirmon Murinjon Reali dhe Murinjo përfundojnë mes polemikaveMurinjo mendon sërish për Premier LeagueJo vetëm Kaka do të largohet nga Reali Lidhje: Drogba, Murinjo, Real Madrid