Drogë me furgon korrierësh/ Goditet oganizata italo-shqiptare në Firenze, 9 të arrestuar

Një operacion i Gardës së Financës kundër një organizate italo-shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës ka çuar në arrestimin e 9 personave në provincat e Firenzes dhe Sienës në Itali.
8 të dyshuar janë dërguar në burg, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpie, me urdhër të Prokurorisë Antimafia.
Sipas hetimeve të kryera nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Firenzes dhe nga SCICO, baza operative e rrjetit kriminal ishte në Toskanë, ndërsa kanalet e furnizimit shtriheshin të gjithë Lombardinë.
Mediat italiane raportojnë se, hetimet nisën në vitin 2023 pas sekuestrimit të 20 kilogramëve kokainë në San Gimignano.
Grupi kishte një strukturë të tipit familjar, përdorte sisteme komunikimi të enkriptuara dhe mekanizma të sofistikuar mbrojtës për t’iu shmangur kontrolleve.