E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në burgun “313”, 17 doza kokainë dhe 13 doza hashashi u sekuestruan gjatë kontrollit

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar këtë të martë në burgun “313” në Tiranë. S

Sipas burimeve, gjatë kontrollit 29-vjeçarit Oltjon Asllani iu gjetën 17 doza kokaine dhe 13 doza hashashi. Asllani ndodhet në burg prej gushtit të vitit të kaluar, pasi akuzohet se qëlloi me kallashnikov drejt një automjeti në lëvizje, pas një konflikti me disa persona në zonën e Kombinatit.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›