Droge nga Shqiperia36 te arrestuar ne Itali mes tyre 7 shqiptare

Te pakten 7 shqiptare te dyshuar si pjese e nje grupi te trafikimit te lendeve narkotike jane arrestuar mengjesin e djeshem ne Itali.
Behet fjale per nje aksion ne shkalle te gjere te Antimafias Italiane koduar me emrin Cormorano. Njoftimet nga Italia bejne me dije se grupi shqiptar drejtohej nga shtetasi Vladimir Koka dhe vepronte ne qytetin e Napolit.
Te njejtat burime thone se pas hetimeve trevjecare dyshohet se pas grupit shqiptar fshihet shtetasi Indrit Dokle. Hetuesit e antimafias italiane kane kapur telefonata te kryera ndermjet Dokles dhe Kokes. Jane te pakten 188 telefonata te bera mes tyre me kode te vecanta gjate nje periudhe disavjecare hetimi. Pervec Kokes gjate operacionit te djeshem jane arrestuar edhe shtetasit Fatmir Geca e Fisnik Meca.
Sipas policise italiane 36 te arrestuarit jane pjese e dy grupeve te fuqishme te trafikimit te lendeve narkotike ne shtetin fqinj. Segmenti Italian eshte drejtuar nga shtetasit Claudio Spinelli e Claudio Di Risso kurse grupi shqiptar drejtohej nga shtetasi Vladimir Koka.
Tre vjet hetime te Antimafias italiane kane perfunduar me arrestimin e 15 korriereve te droges ne sekuestrimin e 37 kile heroine dhe kokaine me nje vlere rreth 3 milion euro si dhe zbulimin e nje laboratori te paketimit te droges dhe sekuestrimit armeve dhe lendeve ekspolozive.
Operacioni Cormorano eshte kurorezuar ne oret e para te mengjesit te djeshem. Numri i shqiptareve brenda grupit prej 36 te arrestuarish eshte 7 ose 8 - bene te ditura burimet. Droga sillej nga Shqiperia. Behet fjale per trafikim te permasave te medha. Nje nga marresit e droges rezulton shtetasi Masimo Xhiokandi qe kryente blerjen e kokaines qe vinte nga zona e Napolit e qe sigurohej nga grupi shqiptar.
Hetimet e mevonshme kane identifikuar nje grup fillestar te kryesuar nga shtetasi Xhon Kozolino i mbiquajtur Giannino me seli ne Napoli por i pranishem ne zonen e Montesilvano pothuajse cdo jave.
Hetimet deshmojne se Kozolino eshte ndihmuar ne veprimtarine e furnizimit nga Napoli ne Peskare nga njerez te besuar si Frederik Kortopaso dhe te identifikuar nga dy korrieret e tij. Pjese e ketij rrjeti ka qene edhe grupi shqiptar i drejtuar nga Koka.
Te arrestuarit e operacionit Cormorano
Cocolino Giovani i mbiquajtur Xhianino ose Pony i lindur ne Napoli ne 1963
Meca Fisnik i mbiquajtur Niko lindur ne Durres 1986 vendbanimi Colle Val DElsa
Gega Fatmir i mbiquajtur Miri ose Mario lindur ne Durres vendbanimi Brignano Gera DAdda
Velja Rejnald lindur ne Durres vendbanimi Peskara
Velja Roxhen lindur ne Durres 1984 vendbanimi Pescara
Daja Ylli lindur ne Durres 1984 banues ne zonen e Maceratos
Gega Elton i mbiquajtur Tony lindur ne Shqiperi me 1980 banues ne Brignano Gera DAdda
Koka Vladimir i mbiquajtur Vladi lindur me 1981.