E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë nga ‘veriu në jug’/ Elbasan, pranga 3 personave. Sekuestrohen 41 kg kanabis dhe armë

Një operacion i përbashkët është zhvilluar mbrëmjen e sw mwrkurws nga Policia e Elbasanit me qëllim goditjen e një grupi kriminal që trafikonin lwndw narkotike.

Në total janë arrestuar 4 persona, njëri prej tyre banues në Shkodër dhe 3 të tjerë në flagrancë ndërsa u sekuestrua 41 kg hashash.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.

Personat e arrestuar janë, Arben Guçe, Elion Qeva, Fran Pjetra dhe Mark Muraca banues në Shkodër.

Ky i fundit i kishte vënë në dispozicion një automjet 35-vjeçarit Fran Pjetra me qëllim transportimin e lëndës narkotike.

I arrestuari Arben Guçe, i cili po drejtonte një automjet, ka tentuar të arratiset dhe ka dëmtuar një automjet të policisë.

Përveç 41 kilogramëve hashash, policia gjithashtu ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›