E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drogë, pistoletë, maska dhe shkopinj bejsbolli! Goditet grupi kriminal në Tiranë, policia i kap “mat’ në lokal

Antidroga e Tiranës ka goditur një grup kriminal të dedikuar në shitjen e lëndëve narkotike dhe ka vënë në pranga 4 persona.

Në kuadër të operacionit “Drug Bar” u bë arrestimi i shtetasve Ardit Hajdari, 36 vjeç, Çlirim Hyka, 52 vjeç, Enri Dema, 27 vjeç dhe Redisi Hyka 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Policia gjatë kontrollit në lokalin e Ardit Hajdarit në Kashar, gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

Siç shihet në video, 4 anëtarët e grupit janë kapur “mat” nga policia e cila ka zhvilluar kontroll të befasishëm në lokal./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›