E Enjte, 5 Nëntor 2026

Droni në qarkullim/ Ndëshkohen shoferët që nuk respektojnë këmbësorët te vijat e bardha

Policia Rrugore ka vijuar monitorimet ne dron në rrugët e Tiranës.

Në një video të publikuar së fundmi, Policia Rrugore thekson se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha.

“Një ndër objektivat e “????Dronit edukues????” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurt, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›