E Diel, 1 Nëntor 2026

Droni për Taulant Ballën i ndërpreu fjalën, ironia e Gjergj Lucës: Të kanë çuar në Fier, mos e zhgënje liderin që të ka rrit e ta ka çu përpara

Droni për Taulant Ballën i ndërpreu fjalën, ironia e Gjergj

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka qenë pasditen e kësaj të hëne në një aktivitet në zonën e Godoleshtit bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja, ku është takuar me banorët pas rezultatit të zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Teksa Luca fliste, një dron me foton e Taulant Ballës i kaloi mbi kokë dhe sipërmarrësi nuk nguroi të bënte ironi. Ai tha se kreu i Grupit të PS është deleguar në Fier, pas vitesh në Elbasan, por edhe përse ka ikur ka lënë trashëgimtarë.

"Meqë kenë nxjerr atë Taulantin aty si katund, edhe thoni "Taulant, Godoleshti ju do", unë kam një falenderim dhe një kërkesë për Taulantin.

Falenderimi për Taulantin është që krijoi një frymë shumë të mirë dhe një fitore shumë të madhe para 2 vjetësh, por me thënë të drejtën Taulanti ka lënë trashëgimtarë si puna ime këtu dhe si puna e Gledit, dhe si puna e shokut Damian që është një burrë i mrekullueshëm dhe e ka çuar përpara fitoren e tij.

Nëpërmjet jush dua t'i bëj një kritikë, të kanë çuar në Fier, në bastionin e një partie të madhe demokratike, në bastionin e një lideri të madh demokratik që ka futur demokracinë në partinë e tij. Dhe mos e zhgënje atë lider që të ka rrit edhe të ka çu përpara, por nderoje duke qenë demokrat ashtu si ke qenë atje", u shpreh ndër të tjera Gjergj Luca.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›