Droni u bën gjëmën dy vëllezërve tiranas, kapet detektues përgjuesish dhe drogë

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi posedonin droga të forta për t’i shitur në doza, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv