E Diel, 1 Nëntor 2026

Droni zbulon kubikët e kanabisit në mes të pyllit në Lezhë, asgjësohen me djegie 3,000 fidanë

Droni zbulon kubikët e kanabisit në mes të pyllit në

Një hapësirë pyjore e hapur enkas për kultivimin e kanabisit është zbuluar nga Policia në fshatin Ungrej të Lezhës. Nga kontrolli me dron nga ajri, është konstatuar hapësira dhe shërbimet kanë shkuar në vendin e përcaktuar.

Në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë, u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›