E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dua Lipa elektrizon Tiranën/ “Ndizet” atmosfera në koncertin për 110 vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ngjitur në skenën e koncertit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dua Lipa ka elektrizuar sheshin “Skënderbej”, ku kanë shkuar mijëra qytetarë për të festuar nën tingujt e muzikës Ditën e Flamurit Kombëtar.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, qytetarët janë mbledhur për të dëgjuar muzikë live. Ata kanë kënduar në kor së bashku me Duan këngët e kësaj të fundit.

Ndërkohë, kujtojmë se koncerti u hap nga Elvana Gjata me këngën “Kuq e zi”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›