E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua nje puthje per Shen Valentin

Nuk ka rendesi nese jane pleq femije gra te martuara a te divorcuara jane meshkuj te papune a gardiste militante vajza virgjeresha a te shpartalluara rome a mirditore tropojane a vlonjate milionere a studente blloku lypesa apo aktore teatrihellip dua qe gjithkush te me puthe e ta puth.
Jam duke dale rrugeve te Tiranes. Kam ardhur enkas nga Permeti im me nje tufe trendafilash te kuq. Jane gonxhe te pacelura dimri por aromen e kane porsi ne maj. Kam ardhur te shetis rrugeve te Tiranes e te takohem me njerezit ketu ketu ku kryqezohen damaret dhe venat e vendit ketu ku pas cdo perplasje titanesh a xhuxhash clirohet me shume nxehtesi e energji. Kam ardhur ketu te takohem e pershendetem me njerezit ne diten e dashurise ketu ne qytetin ku mpleksen harbutshem dashuria me urrejtjen dhe clirohet aq shume energji negative sa turbinat e Komanit dhe Fierzes do te shpartalloheshin fare.
Rrugeve po dal. Po eci me kembe te pershendetem e prekem me njerezit ti dhuroj gjithkujt nje trendafil. Ti uroj per festen e si shkembim dua te me falin nje puthje.

Nuk ka rendesi nese jane pleq femije gra te martuara a te divorcuara jane meshkuj te papune a gardiste militante vajza virgjeresha a te shpartalluara rome a mirditore tropojane a vlonjate milionere a studente blloku lypesa apo aktore teatrihellip dua qe gjithkush te me puthe e ta puth. Le te me puthin ne faqe buze balle gushe veshe kudo le te me puthin mjafton qe te pershkendihet pakez dashuri e paster. Dua ta perjetoj ndryshe kete Shen Valentin ne kryeqytetin e vendit me rritjen me te madhe te kurbes ekonomike por me uljen me te madhe te kurbes se dashurise mes veti.
Jam rrugeve dhe po eci mes qendres se kryeqytetit dua ti shkoj afer legjendarit Skenderbe i derdhur ne bronz e ti perulem ne shenje respekti e dashurie per cka beri per kete vend. Dua ti vendos nje nga trendafilat e mi poshte statujes hijerende por nuk mundem ti afrohem. Rrethimi model lines qe kryebashkiaku i ri i ka bere heroit tim nuk me lejon aspak ti afrohem. Na kane larguar si me porosi per tiu mos afruar korifeut dhe shenjtorit te lirise sepse rezonancat e dashurise dhe respektit qe furfurojne mes Kastriotit dhe shqiptareve ndoshta perflakin kopukizmin e ketij regjimi te regjur qe na e rogji tjetersimin.
Eci me trendafilat e mi drejt bulevardit te madh e ndaloj per nje cast. Jam ne udhekryq mes institucioneve te kesaj republike e nuk di nga ta filloj. Ku te shkoj si fillim te coj trendafilat e mi te kuq e te me puthin fort fort
Ne bashki ku sundon terrori dhe dyert hapen veten per militante
Ne bashkine e vjedhur ku po transformohen e vidhen edhe bojerat e mureve dhe sifonet e haleve
Ne bashki te shkoj une ti fal trendafilin e kuq Lul Bashes e ky te me jape mua puthje
Po cfare eshte puthja leje ndertimi tender unaze licence transporti kazan plehrash
Nuk e dua nga njeriu qe nuk ua fal puthjet familjareve te tij por puth e jargavoset me kryedylberin e qeverise.
Nuk dua puthje nga vrasesi sepse me mbetet si matrikull turpi mbi lekuren time.
Tentoj te futem ne Ministrine e Ekonmise por me ndalojne. Me kontrollojne gonxhet sepse mes tyre mos ndoshta kam fshehur kamera mi prishen gonxhet ua shkoqen petalet. Po iki harbuteria e njerezve aty me ndjell peshtirosje ndaj nuk e meritojne dashurine time. As te komshiu perballe i Nasip Nacos te komshiu i tij ky bujku Genc Ruli nuk po iki. Nuk dua te shkoj ta takoj e puthemi sepse edhe trendafilave do u mbetet qejfi. I shikoj tek renkojne e ulin koken nuk meritojne trendafilat e bukur ti ofrohen nje shemtie te plakur.
Ndane bulevardit ne krah te majte komshiu i gjeneralit Arben Imami nishani i antikrimit dhe i policise e meriton nje trendafil dhe nje puthje. E meriton sepse rraskapitet trefish per tu treguar korrekt me shendetin e tij sigurine e qytetareve dhe servilizmin e sforcuar ndaj eprorit te tij. E meriton pak dashuri Bujari keto kohe te trazuara vrasjesh e moti te ftohte te ngrohet pakez ti ngrohet fyti dhe mendja sa per te mos keputur brockullat e radhes per Shqiperine vendi me i sigurt ne rajon.
Te ministria e Mbrojtes nuk po iki se aty kuterbon ende era e barutit dhe predhave te Gerdecit. Kam frike se me thahen trendafilat.
Eci mes makinave njerezve trafikut te renduar te Deshmoreve te Kombit. Vetja me duket si Bruce Springsteen rrugeve te Filadelfias e nderkohe kembet me ndalojne vete.
Cfare te bej
Majtas kam zyren e te djathtit Berishe e djathtas kam zyren e theceristes shkodrane Topalli Coba. Ku te shkoj ku te mbyten ku ta bej si fillim qoken e Shen Valentinit
Te shkoj te Doktori rrezik do behem per doktor. Nuk mundem te ngjitem atje lart ne zyren e tij e te shikoj korridoreve fytyrat e trembura te urryera te besnikeve gardiste. Jam ne dileme nese e meritojne pak dashuri dhe keta te gjore Lulet i trembin keta horra sepse nuk jane mesuar me te bukuren puthjet po ua kursej se duken qe vijne prej vatrash aspak te ngrohta me duken bosh pa dashuri brenda. Syte dhe shpirti u jane thare se kane kohe qe nuk koen me dashuri e respekt mesohen harbutshem si te dhunojne e vrasin kundershtarin sepse kane frike nga fikja e pushtetit te tyre. U fiket pushteti u fiket fuqia e fiken si paciente te nje doktori pacient.
Shko te Jozi me thoni ju se eshte femer dhe meriton pak dashuri
Dua te shkoj se e kam dashur pa mase. E doja sepse me dukej si gonxhe e brishte e bukur. Shndriste plot vese si ne bahcet e Dugajve po shpejt celi e u tha. U vyshk se ndenji gjate ne saksine e doktorit dhe u perzje me lule te tjera artificiale pa vese me xixa kineze sperkatur. Te shkoj Jam ne dileme dhe frigohem e kush me garanton se ne vend te puthjes me ngul nje te kafshuar E kam pare cdo te enjte kur versulet dhe kafshon egersisht opoziten ne parlament nuk shkoj ta uroj. Jam djale beqar e me dhimbset vetja.
Vazhdoj te eci majtas ne nje nga rruget qe dua me shume ne Tirane. Po ngjitem andej nga Liceu Artistik po si mace e zeze rrugen ma pret Petriti. Petriti drejtori i TVSH-se Petrit Beci per televizionin e te cilit paguajme cdo muaj 1000 leke e na transmeton monstruozitete qe vetem percajne kete vend e kete njerezi.
-Merre i bertas. Merre Petrit Beci nje trendafil te kuq Permeti dhe gezuar Valentinin o ditezi. Gezuar dhe pak vetem pak dashuri mbill nga ekrani yt nga ekrani i te gjitheve.
Nderroj mendje dhe marr rrugen majtas e me pas kthehem djathtas. Po hyj ne rrugicen Mustafa Matohiti qoshka ku prodhohet me pak dashuri ne kete kryeqytet. Si per koincidence ndodhen perballe njera-tjetres selia shqiptare e Ahmadinexhadit pers dhe shtepia e Ahmedinaxhadit dardan. Kaloj duke bertitur si tregtar venedikas qe te terheq vemendjen
-Hajde trendafila te kuq hajde dashuri. U fal nje trendafilme dhuroni nje puthjehellip Hajde dashuri
Reagimet jane te papara. Rojet e ambasades iraniane struken te fshehur. Ndersa njerzit dalin nga kafenete aty poshte e shohin te habitur e qeshin. Me afrohen me puthin marrin lulet shkembejme numrat e celulareve shkelim ndonje sy.
-Hajde dashuri dhe trendafila vetem puthje duam jo leke
Nderkohe nga nje prej ballkoneve te katit te katert shfaqet Lili e femijeve autiste. Me admiron qe larg e me fton
-Eja edhe tek ne ketu brenda. Jepna dhe ne nje trendafil Permeti. Burri im i ka debolese
-Jooooooooooo -vjen si uragan pergjigja e kalimtareve
Joooooooooooo mos u ngjit atje siper. Nuk meriton dashuri dhe trendafila ajo familje. Mos e ndy fytyren me puthjet e tyre. I kemi dashur puthur votuar respektuar qysh nga 1992 kater here dhe nuk na e kane kthyer mbrapsht respektin dhe dashurine. Na grisen edhe astaret e xhepave na grisen edhe cipen si race.
Largohem mes revoltes se njerezve e marr ne te djathte. Ngjitem rruges se Elbasanit te shperndaj trendafilat e fundit. Te ambasada amerikane e kam te veshtire. Mur i larte roje burokraci kerkesa aplikimi per takimekontrolle gjithandej. Nuk pres dot e vervis pertej mureve nje trendafil te kuq lidhur me nje fashete te bardhe ku kam shkruar We the albanians double love America because of FBI
Le ta mbyll shetitjen time te dashurise ne qytezen ku rilindi dashuria dhe shpresa. Dua te takoj e puthem me studente e studente sepse atje patjeter do te gjej energji. Atje ka aventura libra alkool fukarallek menca facebook seks debate endrra per te ardhmenhellip Dua te futem ne cdo godine e dhome pa paguar nendore rojet e kujdestaret me dy mije lekesha.
Mos u zhgenjeva edhe ketu. Nuk paska rene debore shkurti por thjesht ky campus studentor qenka mbuluar nga tisi i makiatove cigareve te hapura llotove dhe dembelizmit.
Nuk ia vlen. Me kot pretendova se do zbuloja te nesermen e kthjellet te vendit tim.

2./Pa shpenzime
Ku ta mbyll aventuren time
Tirana me zhgenjeu. Po eci drejt lindjes po dal jashte qytetit.
Jo jo te gjitha rruget te cojne te TEG-u i Samirit une kthehem djathtas. Me mire nga liqeni dhe relaksohem vetem.
Me mire nga liqeni dhe masturboj shkurreve pa gjethe te ketij dimri sesa te festoj nje Shen Valentin ne nje metropol pa dashuri.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›