E Diel, 1 Nëntor 2026

Duel sllavo-shqiptar në konkursin e letërsisë

Tiranë- Shkrimtari maqedonas Aleksandar Prokopiev, është shpallur fituesi i çmimit letrar Ballkanika, në edicionin e tij të 15-të, me vëllimin me tregime Përralla për të rritur.

Në vlerësimet për këtë festival, kryetari i jurisë, profesori amerikan i historisë dhe letërsisë së Ballkanit Andrew Wachtel, tha se romani i shkrimtares shqiptare Mira Meksi, E kuqja e demave i bëri një përshtypje të jashtëzakonshme jurise, si një roman që e zhvendos letërsinë shqipe në drejtime të reja. Sipas autores, E kuqja e demave ishte prurja më e mirë në gjininë e romanit për jurinë.

Ne nuk fituam Ballkanikën si Shqipëri, por fituam vlerësimin më të lartë për gjininë e romanit E kuqja e Demave. Fitoi çmimin autori i vendit ku u zhvillua ky edicion i 15-të, pra maqedonasi, me një përmledhje tregimesh për të rritur, një metafor e gjatë. Por, dua të them se është shumë i rëndësishëm ky aktivitet dhe ky vlerësim që ne morëm për romanin- u shpreh shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi.

Botuesi shqiptar Fatmir Toçi, anëtar nga Shqiëpria i fondacionit Ballkanika, vlerëson se edhe këtë vit Shqipëria nuk arriti të marrë çmimin e parë, vetëm për shkak se përfaqësuesit e shteteve sllave votuan njëri-tjetrën, duke demonstruar një aleancë nacionaliste edhe në letërsi, atë që kanë bërë edhe në festivalet muzikore.

Ka ndodhur ajo që na ka ndodhur edhe në dy raste me dy autorë shqiptarë që me debate të komisionit vetëm për një votë ndoshta për arsye të një protagonizmi të pamotivuar të disa vendeve sllave autorët shqiptarë nuk vlerësohen. Kjo u duk qartë edhe në vlerësimet që bëri kryetari i jurisë dhe organizatorët e këtij çmimi Ballkanika. Mesa jam i informuar unë është diskutuar për një mënyrë tjetër vlerësimi sepse po ndodh ajo që ndodh me Eurovizionin-  tha botuesi shqiptar.

Ballkanika është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore, që vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi “NOBEL në letërsinë ballkanike. Aktualisht, në Festivalit të Letërsisë Ballkanike marrin pjesë 7 vende. Vitin e ardhshëm këtij numri mund t’i shtohet edhe Kosova por edhe disa vendet tjera të rajonit.

Marrë nga TCH

 

Shkrime të tjera me interes:

  1. Konkursi letrar Ballkanika 2011, Mira Meksi e përzgjedhura e Shqipërisë Është një përballje e letërsisë ballkanike; janë shkrimtarë të zëshëm...
  2. Itali- Shtatzënë me një shqiptar, prindërit e detyrojnë të abortojë Itali- Pret një fëmijë nga një djalë shqiptar, dhe prindërit...
  3. “Eagle 4″, nisen drejt Afganistanit 220 paqeruajtës shqiptar Tiranë- Eagle 4, kontigjenti paqeruajtës shqiptar është nisur sot në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›