E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet ta ndryshojme mentalitetin

Ceshtje koke. Per Roberto Mancinin Manchester Cityt i nevojitet ta ndryshoje mentalitetin dhe te luftoje per ta rrembyer Premierligen. Perkunder faktit se beri perforcime te jashtezakonshme ne dy sezonet e fundit Citizens nuk po shfaqen si ekip i rrezikshem sic pritej.

Eshte e rendesishme qe te fillojme ta ndryshojme mentalitetin e lojtareve nese deshirojme te fitojme dicka dhe nese duam te jemi nje skuader e frikshme ka thene trajneri italian per tabloidin britanik The Sun.

Ai kerkon qe ekipi i tij ti rreshtoje rezultatet e njepasnjeshme pozitive perpara se lojtaret e ketij ekipi te merren me intervista duke u ankuar se nuk luajne ne perberjen e pare.

Nuk eshte e mundur qe cdo dite del nje interviste e re me nje futbollist i cili ankohet se nuk luan. Do te ishte me e ndershme qe ai person te vije dhe te trokase ne deren time. Une do tia shpjegoja situaten dhe do ti thosha se i zgjedh futbollistet per ceshtje taktike vazhdoi ish trajneri i Interit.

Federata e Futbollit e Anglise FA kete vit i ka kufizuar skuadrat qe ti permbajne 25 futbolliste brenda vetes. Sipas Mancinit disa futbolliste duhet te jene te kenaqur qe kane mbetur ne skuader.

Ai thote se futbollistet e tij duhet te marrin mesim nga koleget e tyre nga skuadrat tjera te cilet sillen ne menyre tjeter sepse e dine qe trajneri e ndryshon formacionin ndeshje pas ndeshjeje.

Ne po luajme cdo tri dite dhe te gjithe futbollistet qe kemi ne dispozicion ishin te angazhuar. Ata duhet ta kuptojne se une e zgjedh 11-shin titullar jo pse Adebayor ose Balotelli apo Kolo Toure nuk jane futbolliste te mire por sepse ne kete moment preferoj dike tjeter. Por pas tri ditesh mund ta ndryshoj idene. Deshiroj nje mentalitet si ai i Manchester United apo i Chelseas nenvizoi Mancini.

Mancini ka folur edhe per sulmuesin togolez Manu Adebayor me te cilin kishte nje konfrontim te ashper javen e kaluar pas lendimit te futbollistit dhe per faktin se atij nuk po i jepen mundesi te luaje si titullar.

Nuk e di nese deshiron te rrije apo te largohet. Per mua ai duhet te qendroje ketu sepse ka kontrate dhe eshte futbollist i rendesishem. Eshte false te thuhet se jemi perleshur ne zhveshtore apo ne stervitje. Kemi diskutuar per lendimin por te henen ai ka ushtruar me skuadren perfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›