E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka nuk e jep në Vlorë trofeun për Skënderbeun

Sot kampionati shqiptar i futbollit mbyll siparin e vet. Skënderbeu i Korçës, që është shpallur kampion, udhëton në Vlorë dhe luan përballë Flamurtarit, me të cilin ka rivalizuar gjatë gjithë kampionatit. Duke qenë se është ndeshja e fundit, kreu i Federatës së Futbollit, Armando Duka, duhet të dorëzojë kupën për ekipin kampion. Por, edhe pse kjo gjë normalisht duhet të bëhet ndeshjen e fundit, ashtu siç ka ndodhur çdo vit dhe siç ndodh në të gjitha vendet e botës, kjo gjë nuk do të ndodhë kësaj radhe.

Shkaqet janë të qarta. Armando Duka ka frika dhe turp që të shkojë dhe ti dorëzojë në Vlorë kupën Skënderbeut, atë kupë që ju hoq pikërisht Flamurtarit, pas trukimit të turpshëm të kampionatit nga ana e Federatës së udhëhequr nga ana e Armando Dukës.

Për këtë arsye, si asnjëherë tjetër më parë, Armando duka do ta dorëzojë kupën e kampionit ditën e nesërme në Korçë.

Dhe bën mirë në fakt, sepse ajo kupë nuk përfaqëson kampionatin shqiptar me gjithë ato skandale që kanë ndodhur gjatë këtij sezoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›