E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukagjin nipi vret xhaxhain

Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në vend. Pasditen e së premtes, në Dukagjin, një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Sokol Murraca, i cili është qëlluar me armë nga nipi i tij 20-vjeçar.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e para të mbledhura ka rezultuar se vrasja ka ardhur për motive të dobëta.

Vrasja e sotme vjen pas valës së atentateve me armë zjarri dhe eksploziv të regjistruara në ditët e fundit në Tiranë, që kanë vënë në pikëpyetje situatën VrasjeHetimet për vrasjet në TiranëVrasjet në Tiranë, ikin drejtuesit e policive Vrasja e dy femrave, vijojnë hetimet e sigurisë dhe rendit publik në vend.

Katër ditë më parë, në kryeqytet një person i shpëtoi një atentati me eksploziv të vendosur në makinën e tij, ndërsa një tjetër i shpëtoi një sulmi me armë zjarri në rrugën “Sami Frashëri”.

Këto dy ngjarje ndodhën vetëm pak ditë pas vrasjes së një farmacisteje në zonën e Shkozës dhe asaj të kalimtares Megi Jukiçi në lagjen Komuna e Parisit.

Ish-drejtues të Policisë së Shtetit vlerësojnë se krimi në vend është rritur me shifra të frikshme, ndërkohë që autoritetet aktuale deklarojnë se siguria është më e mirë se më parë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të policisë refuzojnë të publikojnë dokumente faktike që tregojnë nivelin e vërtetë të kriminalitetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›