E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukesha e Kembrixhit u shfaq në publik për herë të parë pas lindjes

Bashkëshortja e Princit britanik William, Dukesha e Kembrixhit Catherine, të premten për herë të parë pas lindjes së djalit u shfaq në publik, njoftoi gazeta britanike “The Telegraph”.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ajo ishte e pranishme në ceremoninë e fillimit të maratonës së përvitshme “Ring of Fire” në ishullin e Anglesey në Uells. Ishte pikërisht Princi William ai që i dha startin garës.

Më parë ishte njoftuar se Catherine nuk do të fillonte të merrte pjesë sërish në aktivitetet publike para 12 shtatorit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›