E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Për PBDNJ nuk ka më KQZ. Duhet riformatim

Gazeta Shqip

dule12PBDNJ, në përfundim të konsultimeve dhe diskutimeve me kryetarët e strukturat e lokale, ku janë përcaktuar detajet më të fundit të fushatës elektorale lançoi edhe slloganin elektoral “Vetëm Europianë”.

Vangjel Dule komentoi edhe zhvillimet më të fundit që lidhen me KQZ-në. ”Për PBDNJ-në nuk ka më KQZ dhe gjejmë rastin të përshëndesim edhe deklaratën e djeshme të ambasadorit të SHBA-ve zotit Arvizu, se kjo KQZ në formën dhe përbërjen e sotme nuk është veçse një farsë. Dhe si i tillë çdo veprimi këtij komisioni për ne është i pavlefshëm dhe nuk meriton asnjë koment”, tha Dule.

Sipas Dules, zgjidhja e ngërçit ku ka hyrë KQZ-ja ka vetëm një emër riformatim. ”Dialogu për riformatimin e KQZ-së është një element pa të cilin,nuk mund të shpresohet se mund të kemi një proces zgjedhor të lirë të ndershëm të barabartë dhe të pakontestueshëm”, theksoi Dule.

25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dule: Për PBDNJ nuk ka më KQZ. Duhet riformatim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›