E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule akuza Topallit Vidhni voten e parlamentit

TIRAN- Shkelje flagrante te parlamentarizmit dhe shembull te paprecedente e ka quajtur deputeti Vangjel Duke sjelljen e kryeparlamentares Topalli. Duke numeruar akuzat e hapura ne adrese te kreut te shtetit. Na e thoni ju lutem se ku ndodh nje gje e tille. Na thoni ju lutem zonja kryetare se ku ndodh qe te dhunohet etika parlamentare ju e bete. Zonja kryetare ju parlament kujtoni vetem karriget tona ose karriget tuaja pak me te larta se ato te kryeministrit- tha Dule.

Sipas tij aktiviteti i Topallit nuk ka asnje te perbashket me parlamentarizmin pasi ecen me moton keshtu dua une keshtu vendos.

Ne hallkat e shkeljes se parlamentarizmit prej jush juve keni amenduar rregulloren e kuvendit pa konsensusin e opozites. Me thoni nje kuvend qe ka rregullore te amenduar ne menyre te njeanshme. Deputetet i keni lene si deputete ambulant ku e keni gjetur rregulloren na e thoni ta shikojme edhe ne- tha me tej ai.

Ne fund Dule akuzoi Topallin per vjedhjen e votes se deputeteve nderkohe qe prej kohesh opozita dhe nderkombetaret kerkojne hetimin dhe transparencen e votes se shqiptareve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›