E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dumani kundërshtohet nga bashkëpunëtorët, Enver Diva kërkon gazetarët në seancë! Petrit Qoli: Kam lënë jashtë gruan

Vijon seanca  me dyer të mbyllura e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”.

Në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të arrestuarit për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta, ka kryer krime.

Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe nuk kishte nevojë të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin.

Ndërsa Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron.

Nje tjetër i arrestuar, Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, që po kontestohet qoftë nga të arrestuarit, por edhe nga avokatët, që gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›