Dumani reagon ‘Live’ për ‘Trialog’ në RTSH: Deklarata e kreut të SPAK për statusin e prokurorëve të posaçëm është institucionale, jo personale

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka reaguar drejtpërdrejt gjatë transmetimit të emisionit “Trialog” në RTSH 1, për të sqaruar diskutimin e zhvilluar një natë më parë në studio. Debati i mëparshëm kishte qenë i fokusuar te tema “Pse po largohet Altin Dumani nga SPAK?” dhe çështja e statusit të prokurorëve të posaçëm.
Përmes një mesazhi dërguar moderatores Alba Alishani, zyra e shtypit e SPAK theksoi natyrën e vërtetë të qëndrimeve të Kreut të Strukturës, Altin Dumani.
“Deklarata e z. Dumani për statusin e prokurorëve të posaçëm është më e madhe se vetë ai. D.m.th. është institucionale dhe jo personale. Duhet nënvizuar kjo,” thuhet në mesazhin zyrtar të SPAK.
/rtsh.al/