Duraku: Nuk do vëmë viza për qytetarët e Shqipërisë e Kosovës
Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Shefik Duraku ka mohuar të mërkurën faktin se qeveria e Shkupit po shqyrton mundësinë për vendosjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në një intervistë për mediat, ai ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë një marrëveshje midis tyre dhe se ajo nuk do të shkelet. Duraku shtoi se nuk është diskutuar për këtë temë. Aplikimi i vizave për shtetasit shqiptarë dhe ato të Kosovës janë temat e diskutimit që po shqyrtojnë autoritetet qeveritare në Shkup, ndërsa plani po shqyrtohet pranë Ministrisë së Jashtme. Sipas agjensisë së lajmeve INA, plani parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa si arsyetim se përse është ndërmarrë ky plan, do të përdoret fakti se Maqedonia tashmë ka kaluar në zonën e "Shengenit të bardhë", ndërsa Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë në zonën e "Shengenit të Zi". Më herët zëdhënësi i qeverisë maqedonase deklaroi se autoritetet nuk shohin ndonjë arsye për të vendosur viza për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij ky do të ishte një vendim i palogjikshëm.
Aplikimi i vizave do të bazohej në ligjin për të huajt, i hartuar dhe miratuar në bazë të standarteve të BE-së, i cili tentohej të aplikohej qysh në vitin 2008, por që u anulua vendimi për Shqipërinë. Në ambasadën shqiptare në Shkup gjithashtu janë hedhur poshtë zërat se mund të ketë vendosje të regjimit të vizave.
Ambasadori shqiptar Arben Çejku disa muaj më parë hodhi poshtë zërat se nga 1 janari i vitit të ardhshëm Maqedonia do të vendos regjimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë. Ai ka shtuar se aplikimi i vizave bëhet atëherë kur Maqedonia do të jetë anëtare e barabartë e BE-së- informon agjensia e lajmeve INA.