Durrës- Drejt përfundimit impianti i ujërave të zeza
Durrës- Brenda pak ditësh nuk do të ketë më derdhje të ujrave të zeza në plazhin e Durrësit.
Kjo sepse shumë shpejt impinati i ujrave të zeza do të jetë gati, ku fillimish do të bëhet përpunimi i ujrave të zeza të Durrësit, më pas të gjithë zonës.
Punimet i ka inspektuar sot ministi i Punëve Publike Sokol Olldashi, duke thënë se impianiti ka një vlerë prej 11 milionë euro dhe do të përpunojë 60 mijë metër/ kub ujra në ditë.
Më tej ai është shprehur se uji do të pastrohet 98%, ndërsa në të ardhmen do të ketë edhe zgjerim të impiantit.
/IDEA/