E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrës, 51-vjeçari u gjet i pajetë në banesë/ Policia: U dhunua dhe u qëllua me thikë

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e një 51-vjeçari në lagjen nr.12 në Durrës, ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara thikë, si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›