E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrës/ Bllokohet në port kontejneri me mallra të falsifikuara

Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore po vijon kontrollet për të verifikuar mallrat në port.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›