E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Festivali i Filmit në pritje të Kumbarit

Çmim karriere për novatorin Coppola Ndonëse bëhet fjalë për prodhimet e tij më të fundit, Tetro dhe Rini pa rini janë dy filmat që do të prezantojnë krijimtarinë e regjisorit amerikan, Francis Ford Coppola. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Coppola do të mbajë një seancë pyetjepërgjigje në teatrin Aleksandër Moisiu, në datë 31 gusht, ora 17:00. Ndërsa filmat mendohet të shfaqen një ditë më pas. Të prezantuar nga vetë Coppola, Youth without youth do të shfaqet premierë shqiptare në teatrin Aleksandër Moisiu, ndërsa Tetro në amfiteatrin e lashtë romak. Francis Ford Coppola do të nderohet gjithashtu edhe me Çmimin e Karrierës si novatori më i madh i kinematografisë moderne

Ka të drejtë organizatorja, kur thotë se ky është viti më i mirë.Përgjatë një jave, mbi tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës do të parakalojnë disa nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë botërore. E kësaj here me të vërtetë. Bëhet fjalë pikërisht për regjisorin Francis Ford Coppola, i njohur nga të gjithë me filmin qw ka bërë epokë, Kumbari, i cili do të jetë i pranishëm gjatë dy ditëve në Festivalin e Durrësit. I po të njëjtit brez me Coppolën, një ikonë e bukurisë femërore, është aktorja italiane Claudia Cardinale, e cila do të mbyllë edicionin e katërt të këtij festivali. Nuk do të mungojnë edhe emra të tjerë në jurinë e festivalit apo pjesëmarrës në masterklase e aktivitete të tjera, që do të zhvillohen gjatë një jave. Ndër ta mund të përmendim regjisorin çek Jiri Menzel (kryetar i Jurisë Ballkanike), regjisori polak Kryzystof Zanussi, Lech Majewski, producenti britanik Nick Poëell (kryetar i Jurisë Ndërkombëtare), producenti dhe regjisori Jan Harlan, aktori Rade Serbedzija etj. Festivali Ndërkombëtar i Durrësit do nisë nesër në orën 20.30 në Amfiteatrin Romak me filmin turk Honey (Mjalti) të Semih Kalanouglu, fitues i Ariut të Artë në Festivalin e Berlinit 2010. Një shfaqje nën qiell të hapur në Amfiteatrin Romak, e cila do të rijetëzojë këtë monument të jashtëzakonshëm dhe do të mbyllet me 8 e ½ të Federico Fellinit në datën 2 shtator.
Filmat në garë
Tashmë është publikuar programi i plotë i këtij aktiviteti, me të gjithë filmat pjesëmarrës në konkurrim, por edhe ata që shfaqen jashtë tij në programet speciale apo retrospektivë e homazhe. Sipas organizatores së festivalit, Anila Varfi, ky vit kthen dy seksionet konkurruese kryesore, Vizione bashkëkohore dhe Bota ballkanike, ku garojnë përkatësisht 8 dhe 6

Çmimi i Argjendtë për Cardinalen Filmi 8 e ½ të Federico Fellinit, prezantuar nga aktorja italiane Claudia Cardinale, do të mbyllë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Por, prezenca e Cardinales nuk do të mbyllet vetëm me prezantimin e filmit, ku ajo është protagoniste. Aktorja gjithashtu do të marrë Çmimin e Argjendtë të Durrësit në nj ceremoni të veçantë, në teatrin Aleksandër Moisiu. Aktorja italiane nderohet me këtë çmim me motivacionin: Çmimi i Argjendtë i jepet Claudia Cardinales, figurës ikonë të aktrimit italian. Trofeu do ti dorëzohet aktores nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

filma të zgjedhur nga vende të ndryshme. Mësohet se përzgjedhja është fryt i një procesi të gjatë seleksionimi nga programatorët Silvia Bizio, Burbuqe Berisha, Aleksander Perovic, të cilët synonin prezantimin e kinemasë bashkëkohore novatore dhe sidomos ata filma që zakonisht nuk

Njeriu i mirë, Vangjush Furxhi Retrospektiva-homazh, këtë vit i kushtohet një prej emrave më të njohur të kinemasë shqiptare. Bëhet fjalë për aktorin Vangjush Furxhi, të cilit në mungesë do ti jepet edhe Çmimi i Karrierës. Për nder të tij do të shfaqet një nga filmat më të spikatur të karrierës së tij si aktor. Do të shfaqet filmi Njeriu i mirë me regji të Ibrahim Muçës e Kristaq Mitros, një prodhim i vitit 1982. Shfaqja e filmit do të prezantohet nga regjisori Kristaq Mitro dhe aktori Bujar Asqeriu, një tjetër protagonist i këtij filmi.

marrin vëmendjen dhe vizibilitetin që meritojnë. Kështu, garojnë për çmimet më të mëdha të festivalit (Gladiatorin e Artë për filmin më të mirë, Regjisorin më të mirë, Aktorin dhe aktoren më të mirë) filma nga Italia, Polonia, Çekia, Austria, Rusia etj. Juria që do të gjykojë Vizionet bashkëkohore përbëhet nga Nick Poëell (drejtor i shkollës së filmit në Britaninë e Madhe), Henning Lohner (kompozitor) dhe regjisori shqiptar Kujtim Çashku. Bota ballkanike zë një vend të veçantë në këtë edicion. Janë 6 filma, që vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit, si Kroacia, Serbia, Greqia etj., do të vlerësohet nga një juri, që do të drejtohet nga regjisori Cek Jiri Menzel. Po aq të rëndësishëm sa dy seksionet e filmit artistik në garë, do të jenë edhe zhanret e tjera. Edhe këtë vit festivali do të sjellë seksionin e dokumentarit ndërkombëtar, kushtuar problemeve mjedisore dhe të filmit të shkurtër, prodhime të studentëve shqiptarë të regjisurës. Një vëmendje e veçantë u kushtohet filmave jashtë konkurrimit dhe miqve. Të zotët e shtëpisë mirëpresin si të ftuar nderi kinemanë amerikane dhe atë turke. Nëse ajo amerikane do të ketë një nga përfaqësuesit e saj më të çmuar, pikërisht Francis Ford Coppolan, ajo turke vjen me prodhimet më të mira të viteve të fundit. Janë 7 filma që prezantojnë kinemanë e re turke.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›