Durrës/ Në kërkim për vrasje, arrestohet në port 45-vjeçari

Një 45-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Portin e Durrësit mëngjesin e kësaj të marte (10 tetor).
Sipas Policisë, 45-vjeçari me inicialet D. S. alias D. I., rezultonte i shpallur në kërkim për vrasje. Ai tentoi të dilte nga Shqipëria duke përdorur një pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, me rekorde kriminale.
45-vjeçari do të ekstradohet drejt Maqedonisë së Veriut.
/rtsh.al/