E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Durrës/ Shemben skelat gjatë rikonstruksionit të godinës, plagoset punëtori 38-vjeçar

Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e shembjes së një skele, ku ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Mësohet si i plagosuri, rreth 38-vjeç është dërguar në spital me dëmtime të rënda në këmbë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë sakaq po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subjekti që ka qenë duke shfrytëzuar skelat, ka pasur dokumentacionin e rregullt për kryerjen e punimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›