Durrës/ Tërhiqet uji nga zonat e përmbytura, nis verifikimi i dëmeve. Banorët: Dëmet janë të mëdha

Të paktën 13 grupe pune ndodhen në terren për verifikimin e dëmeve nga përmbytjet në Durrës.
Situata është përmirësuar ndjeshëm, teksa uji pothuajse është tërhequr në të gjitha zonat e përmbytura.
Por banorët thonë se dëmet janë të mëdha.
“Jemi në pamundësi, dëme të mëdha. Këto të bashkisë erdhën, bënë vlerësimin. Jemi të kënaqur shumë. Kjo situatë nuk na kishte ndodhur kurrë”, tha njëra prej banoreve.
Gjatë ditës së djeshme, bërë bërë inventari i dëmeve në 100 banesa në disa zona të përmbytura. Këtë të premte, pritet të përfundojë edhe verifikimi i dëmeve në të 300 objektet e dëmtuara nga përmbytjet./abcnews.al