E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Tirane, aksident, 32 vjecari ne gjendje te rende

Nje aksident i rende ka ndodhur ne autostraden Durres - Tirane, rreth ores 22:00 te se henes. Nje automjet tip “Lancia” me drejtues Ideal Idrizin, 32 vjec, eshte perplasur me nje automjet te tonazhit te rende e cila ishte e parkuar ne ane te rruges.

Automjeti duke ecur me shpejtesi ka rreshqitur edhe si pasoje e asfaltit te lagesht dhe me pas eshte perplasur me maunen e parkuar.

Nga shpejtesia ne momentin e perplasjes, “Lancia” ka bere nje rrotullim ne vend.

32-vjecari eshte transportuar per ne Spitalin Ushtarak, ne Tirane, ku ndodhet ne gjendje te veshtire per jeten e tij.

Policia e Durresit ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe pas ekspertizes se kryer ka dale ne perfundimin se shkaku i aksidentit ka qene shpejtesia.

Aksidenti ka ndodhur pikerisht ne zonen e riparimit te autostrades, ku edhe sinjalistika nuk ka qene e mjaftueshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›