E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres aksidentohet per vdekje 4-vjecari

Një fëmijë ka humbur jetën natën e kaluar, ndërsa i vëllai i tij është dëmtuar rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën e vjetër nacionale Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Pjezës.

Përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar vdjekjen e nje 4-vjeçari dhe dëmtimin në pjesë të ndryshme të trupit të  vëllait të tij 6-vjeçar qe eshte ne gjendje kritike ne spital.

Në aksident janë dëmtuar më lehtë edhe babai i dy fëmijëve Nyredin Shehu, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në autoveturën e tyre. Sipas policise shkak e aksidentit eshte shpejtesia tej normave dhe humbja e kontrollit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›