Durres alarm fals per bombe

Një alarm fals për bombë shtyu me disa minuta nisjen e një aktiviteti ndërgjegjësimi në Pallatin e Kulturës në Durrës e të organizuar nga PDIU për rezolutën e çame të parashtruar së fundmi për miratim në Kuvend.
Alarmi u dha pak para orës 17:00, kohë kur parashikohej të niste aktiviteti i partisë çame. Policia e Durrësit mori një telefonatë anonime rreth kësaj ore dhe bllokoi menjëherë hyrjen e të interesuarve në Pallatin e Kulturës.
Pas verifikimeve të nevojshme, u deklarua se alarmi për bombë ishte fals. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të personit që telefonoi duke dhënë alarmin e rremë.