E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres alarm per bombe

Një aparat i dyshimte celulari eshte diktuar ne afersi te Rreth Rrotullimit të Shkozetit pranë një pike karburanti. Si rezultat, për të shmangur çdo lloj rreziku zona është evakuuar nga shërbimet e policisë.

Zona mbeti e bllokuar deri sa mbërritën forcat xheniere që morën pajisjen që dyshohej se ishte nje bombë me celular. Paraprakisht u dyshua te ishte nje aparat telefoni celular qe mund te aktivizoje nje sasi lende plasese te mbeshtjellur rreth tij, por do te jene ekspertet qe do te percaktojne saktesisht nivelin e rrezikut te pajisjes dhe llojin e saj.

Tashme pritet ekspertiza e xheniereve per mjetin qe dyshohej te ishte nje bombe. Pas largimit eshte hapur edhe levizja e mjeteve ne kete segment rrugor. Policia po heton ne lidhje me ndonje konflikt qe lidhet me piken e karburantit ose me objektet e tjera qe ndodhen ne zone

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›