Durres bllokohen 300 kg droge

Një tjetër sasi e konsiderueshme marijuane është sekuestruar në portin detar të Durrësit. Sasia e drogës, që paraprakisht deklarohet të jetë afro 300 kilogramë, u gjet në një kamion me targa të huaja që po kryente procedurat për imbarkim në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Drejtues të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se është ndaluar drejtuesi i mjetit, Dashamir Lleshi, 29 vjec nga Fushë Kruja, i cili po merret në pyetje mbi mallin, dërguesit dhe pritësit e tij.
Paraprakisht mendohet se bima narkotike vinte nga rrethi i Krujës, fshatrat e thella të të cilit njihen si territore të kultivimit të kanabis sativa. Brenda një harku të shkurtër kohor, ky është sekuestrimi i dytë i një sasie të konsiderueshme.
Në dhjetor u sekuestrua një tjetër sasi prej 700 kg lëndë narkotike e cila ishte ngarkuar në një kamion që do të nisej po ashtu nga proti i Durrësit.
Ndërsa në fund të vitit, një gomone me dy shqiptarë në bord u kap në ujërat neutrale midis Sarandës dhe Korfuzit. Ndërsa në fillim të vitit, konfiskimi i parë ishte ai në qytetin e Korcës, ku policia bllokoi 42 kilogramë hashash.
Këto raste të trafikut të lëndëve narkotike në sasi të mëdha dhe të mbetura në tentativë flasin jo vetëm për forcën goditëse të këtij trafiku, por edhe për vazhdimësinë e kultivimit të bimës narkotike dhe pozicionimin e vendit tonë në listën e vendeve të origjinës së kanabis sativa në rajon.