E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres bllokohen 621 kg droge e fshehur ne kamion

DURRES- Nje sasi prej 621 kg kanabis sativa eshte sekuestruar mbremjen e djeshme ne portin detar te Durresit. Lenda narkotike eshte gjetur e fshehur ne pjesen e pasme te kamionit me targa SH 0205 A.

Zedhenesja e policise se Durresit sqaron se lenda narkotike eshte sekuestruar rreth ores 22. 30 minuta te mbremjes se te martes ne terminalin e portit detar.

Automjeti ne pronesi te Aldoid Gjonit 33 vjec banues ne Tirane do te udhetonte drejt Italise me nje nga linjat e trageteve. Gjate kontrollit ne pjesen fundore te kamionit eshte gjetur lenda narkotike e cila ishte paketuar ne 298 pako dhe ishte mbuluar me plasmas te zi. Policia beri arrestimin ne flagrance te pronarit te kamionit ndash informon zedhenesja e policise.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua automjeti dy celulare 3500 euro dhe 300 mije leke te reja. 33 vjecari akuzohet per trafik lendesh narkotike. Operacioni i mbremshem 24 janar u krye nga strukturat e seksionit kunder narkotikevee ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Durresit si dhe Sherbimet e Drejtorise Rajonale kufitare.

Vetem brenda janarit se bashku me operacionin e policise te 9 janarit ne terminalin e portit te Durresit jane sekuestruar gjithsej 823 kg ne kanabis dhe 10 kg heroine. Ndersa ne tre operacionet e fundit sasia e lendes narkotike te sekuestruar arrin ne me shume se 1. 5 ton.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›