Durrës, dështon buxheti

Ndersa per kryebashkiakun Dako ky eshte buxheti me i mire i krijuar deri me tani, per disa nga keshilltaret demokrate ne te ka elemente qe mungojne duke zbehur transparencen qe duhet te kete nje buxhet. Administrates bashkiake i eshte dashur te rikonceptoje kete projektbuxhet ne baze te ndryshimeve qe u bene ne paketen fiskale te kundershtuar ne mbledhjen e janarit me shumice votash nga keshilltaret e djathte.
Gjate mbledhjes se fundit kryebashkiaku Dako kerkoi dhe shkarkimin e tre anëtareve te KRRT-se per te zhbllokuar funksionin e ketij keshilli gje qe nuk u mor parasysh nga keshilltaret e djathte qe perbejne shumicen. Pasditen e sotme do te vazhdojne diskutimet per projekt buxhetin 2010 dhe me pas do te kalohet ne votim per t’i hapur rruge investimeve publike te parashikuara ne te.