E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit. Vritet roja i sigurisë së minierës në Bulqizë

DURRËS- Dy vrasje me armë zjarri shënohen në vend , pa u mbyllur 24 orë. 

Një biznesmen ndërtimi humbi jetën në spital pas atentatit nga 2 persona të maskuar të cilët udhëton me motor në zonën e plazhit në Durrës.

Vrasja e dytë u shënua mesditën e sotme në qendër të qyteti të Burrelit ku u ekzekutua me armë zjarri një 40-vjecar. 

Policia nis hetimet për zbardhjen e  2 vrasjeve dhe kapjen e autorëve.

ATENTAT NË DURRËS, VDES BIZNESMENI I NDËRTIMIT
Ora 9:00  Një biznesmen në fushën e ndërtimit ka humbur jetën, pas një atentati mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës. Viktima mësohet të jetë Plaurend Cani, 40-vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit.

Gazetarja Kodiana Haxhiaj raporton se burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije për News24, se 2 persona të maskuar që lëviznin me motor e kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin në zonën e plazhit në Durrës, pranë sektorit “Teuta” dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Viktima mësohet se po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit. 

I plagosuri është dërguar menjëherë nga punonjësit e tij në Reanimacionin e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Bluzat e bardha e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë jetën e 40-vjecarit për pasojë se 2 plumbat i kishin prekur organet jetësore. 

Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë lidhje me punën që bënte biznesmeni. Ndërkohë, dëshmia e punonjësve që që shoqëronin viktimën në lokal do të jetë pikë kyçe për zbardhjen e detajeve të krimit. 

EKZEKUTOHET, 40-VJECARI NË BULQIZË
Ora 11:39 Vrasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Bulqizës. Vrasja u shënua pak minuta më parë ( rreth orës 11:30) në qendër të qytetit, ndërkohë viktima mësohet të jetë Qerim Marku, 40-vjeç.

Gazetari Enver Doçi, raporton nga vendngjarja se viktima mësohet të jetë një roje sigurie në minierën e Bulqizës. 

Ende nuk dihen detaje rreth autorëve të krimit dhe shkaqeve, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

lajmi vijon...
Lidhje te tjera Vrau babain në vitin 1989, arrestohet pas 24 vjetësh Durrës, vetëvritet në makinë me pistoletë, shkruan letër lamtumire Pukë, plumb ne zemër 22-vjecarit, vetëdorëzohet bashkëfshatari VIDEO: Atentat në qytetin e Durrësit, ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit 40-vjecar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›