Durres, gjenden eshtra me pranga

Ndersa po germonte per te hapur nje pus uji me pagese per nje bashkefshatar, Skender Preza ka gjetur nje skelet, disa metra nentoke.
Prania e prangave te vjetra gjermane prane pjeseve te skeletit e ka bere dhe me te mistershme ngjarjen. Germuesi ka menduar fillimisht se po zbardh nje krim te fshehur, por ekspertet mjeko-ligjor nga kqyrja paraprake e mbetjeve skeletore, ku dalloheshin qarte pjese te kafkes dhe gjymtyreve, thone se krimi duhet te jete shume me i hershem ne kohe.
Do te jene rezultatet e analizave ne laboratorin kriminalistikes ato qe do te percaktojne kohen dhe shkakun e vdekjes, si dhe moshen e personit te cilit i perkiste skeleti.
Paraprakisht dyshohet qe eshtrat t’i perkasin ndonjerit prej te ekzekutuarve pa gjyq te kohes se diktatures ose te jene dhe me te hershme ne kohe, duke u zhvendosur ne vitet e Luftes se Dyte Boterore.