E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres gjendet kufoma e nje gruaje

Gjendet në det kufoma e një gruaje, ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, kur anija e peshkimit “Santa Ciza” ka gjetur kufomën rreth 25 metra larg bregut të Durrësit.

Peshkatarët kanë lajmëruar menjëherë policinë portuale dhe komisariatin e policisë së qytetit bregdetarë.

Kufoma është dërguar në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, që pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes dhe kohës se kur ajo ka ndërruar jetë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›